Vjosa Osmani vetë e shtata në Kuvend, kaq vota morën kandidatët e saj - Gazeta Express
string(68) "vjosa-osmani-vete-e-shtata-ne-kuvend-kaq-vota-moren-kandidatet-e-saj"

Vjosa Osmani vetë e shtata në Kuvend, kaq vota morën kandidatët e saj

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 11:09

Lista Guxo e Vjosa Osmanit ka marrë 7 deputetë në zgjedhjet e fundit, raporton Gazeta Express

Në listën e 58 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje shtatë kandidatë nga Lista e Vjosa Osmanit kanë fituar mandatin në legjislaturën e tetë.

Lexo Edhe:

Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli, Doarsa Kica, Jeta Statovci dhe Burim Karameta do të jenë pjesë e Kuvendit brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vevtëvendosje.

Vjosa Osmani ka arritur të fitojë 300 mijë e 788 vota, Donika Gërvalla 71 mijë e 720 vota, Haxhi Avdyli 26 mijë e 630 vota, Faton Peci 25 mijë e 307 vota, Doarsa Kica 10 mijë e 604 vota dhe Jeta Statovci 9 mijë e 410 vota dhe Burim Karameta 7 mijë e 802 vota. /Express/