Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pasur disa takime në saje të vizitës disaditore në shtetin gjerman, raporton Gazeta Express
Osmani ka bërë të ditur se ka pasur konsulta e takime të vazhdueshme këto ditë në Berlin, ku është takuar me deputetë të Bundestag-ut, përfaqësues të CDU-së, me përfaqësues të kancelarisë së MPJ-së gjermane dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
“Diskutime të frytshme me deputetët Peter Beyer, Christian Schmidt, Volkmar Klein e Karl Lammers; me zyrtarët e zyrës së Kancelares, Matthias Luttenberg e Alexander Jung; me Sekretarin për Marrëdhenie me Jashtë të CDU-së, Bertil Wegner dhe Këshilltarin për Marredhenie me jashtë të CDU/CSU, Hans Joachim Falensk”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe, dje gjatë ditës nënkryetarja e LDK-së ka njoftuar se është takuar edhe me ambasadorin e SHBA-së dhe Përfaqësuesin Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Thank you Ambassador @RichardGrenell for a great discussion at the U.S. Embassy in Berlin today. Looking forward to further strengthing our cooperation. ?? ?? pic.twitter.com/NtymSPywZu
— Dr. Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) December 10, 2019
Gazeta Express ka raportuar se Osmani do të qëndrojë në Gjermani për tre ditë, do të marrë pjesë në konferencën “Kosovo after the elections: A political earthquake and its cosequences”, të organizuar nga Bundestagu dhe organizata të tjera gjermane.