Vjosa Osmani u bën thirrje partive të ndërtojnë një koalicion dhe ta vendosin interesin e shtetit para - Gazeta Express
string(102) "vjosa-osmani-u-ben-thirrje-partive-te-ndertojne-nje-koalicion-dhe-ta-vendosin-interesin-e-shtetit-para"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 12:03

Vjosa Osmani u bën thirrje partive të ndërtojnë një koalicion dhe ta vendosin interesin e shtetit para

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 12:03

Presidentja Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë kompromis në mënyrë që të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit.

Ajo në një intervistë për tansmetuesin polak TVP Ëorld në Alpbach, tha se është për të ardhur keq që populli i Kosovës nuk i ka ende të funksionalizuara institucionet.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, tha presidentja Osmani.

Osmani tha se bota është trazuar, dhe Kosova nuk mund të jetë në qendër të vëmendjes.

“Nuk e kemi luksin të presim, duhet të veprojmë, jemi duke humbur shumë kohë”, tha ajo.