Vjosa Osmani tregon se pse kurrë s’bëri dasëm - Gazeta Express
string(44) "vjosa-osmani-tregon-se-pse-kurre-sberi-dasem"

Vjosa Osmani tregon se pse kurrë s’bëri dasëm

Gazeta Express

20/09/2020 20:19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shpalosur së fundi detaje nga jeta e saj personale.

Ndër të tjerash, Osmani tregoi se nuk ka bërë ceremoni të dasmës.

Lexo Edhe:

“5 data” me Vjosa Osmanin

Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës në “5 datat” më të rëndësishme të jetës së saj në një bisedë me Liberta Spahiun. Ndiqni PRIVE: Web: http://priv…

“Ne jemi kurorëzuar në dimër, më pas kemi menduar që të presim teksa kthehen prindërit e burrit nga Australia e të bëjmë një dasëm të madhe, por më pas ajo është shtyrë dhe ai ende më thotë se më ke borgj një dasmë”, tha Osmani.

Ajo madje tha se nuk i pëlqen shumë ceremonitë e gjera të dasmave.

Madje Osmani tha se shkon shumë rrallë në dasma, vetëm tek ndonjë familjarë i afërm apo shoqëri.

“Ishim të fejuar dhe data e fejesës është ajo që më shumë ia urojmë njëri-tjetrit, 3 shtatori sepse mënyra se si është organizu si e ka përgatit ka qenë befasi dhe më shumë e mbajë në mend. Kurse çështja e kurorëzimit pas tre muajve, ka qenë me rëndësi për familjen time që ishin prezent, por meqenëse familja e Prindonit nuk ishin pasi nuk arritën të vijnë ka qenë si një lloj mungese”, shtoi Osmani.