Vjosa Osmani thyen tabunë, është zyrtarja e parë e LDK'së që e nderon Adem Demaçin - Gazeta Express
string(80) "vjosa-osmani-thyen-tabune-eshte-zyrtarja-e-pare-e-ldkse-qe-e-nderon-adem-demacin"

Vjosa Osmani thyen tabunë, është zyrtarja e parë e LDK’së që e nderon Adem Demaçin

Gazeta Express

17/02/2020 16:19

Vjosa Osmani, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që aktualisht mban postin e kryeparlamentares, pikërisht në ditën kur Albin Kurti u përkul para varrit të Ibrahim Rugovës, bëri të njëjtën gjë te varri i Adem Demaçit. Demaçi, që nga shumëkush konsiderohet si njëri nga veprimtarët simbol të rezistencës ndaj Serbisë, ishte kundërshtar i rreptë i LDK’së dhe Ibrahim Rugovës, shkruan Gazeta Express.

GAZETA EXPRESS

Lexo Edhe:

Pak metra larg njëri – tjetrit prehen në varrezat e Velanisë, ish-presidenti historik Ibrahim Rugova dhe veprimtari më i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Dy nga figurat më të popullarizuara të Kosovës të kohëve moderne, sa ishin gjallë marrëdhëniet i kishin të këqija. Fillimisht Demaçi, pas daljes nga burgu e kishte mbështetur Rugovën, por më vonë teksa Rugovës po i bëheshin shumë vite pa rezultate në politikën paqësore, ai kishte filluar ta kritikonte ashpër. Natyrisht, Rugova në stilin e tij, nuk ia kishte kthyer kurrë Demaçit.

Qëndrimi i Demaçit, duket se kishte afektuar asokohe edhe studentin Albin Kurti,  që në vitin 1998 u bë sekretar në zyrën e UÇK-së. Kjo zyrë në mes të Prishtinës drejtohej pikërisht nga Adem Demaçi, “punëdhënësi” i Kurtit.

Edhe pse Rugova s’merrej me Demaçin, ishte Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që kurrë nuk ia kishte falur Adem Demaçit qëndrimin ndaj Rugovës. Disa vjet para vdekjes një mik i ngushtë dhe mbështetës i Rugovës akademiku Mark Krasniqi që ishte i afërt edhe me LDK’në, kishte goditur rëndë Demaçin pasi ky i fundit vazhdonte ta kritikonte ish-presidentin edhe pas vdekjes.

“Adem Demaçi do të bënte mirë për vetveten sikur të vdiste atë ditë kur është dalë prej burgut se tash është njeri tjetër se çka kem mendu na sa ka qenë në burg…” kishte thënë Krasniqi në një intervistë në vitin 2013.

Hidhërimin LDK e kishte çuar deri në fund. Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa kishte bojkotuar edhe varrimin e Demaçit kur ky vdiq në vitin 2018, derisa për këtë veprim LDK-ja pavarësisht kritikave, nuk kishin dal me sqarim.

Sot gjatë ditës ndërkaq, para varrit të Rugovës në Velani kanë bërë homazhe shumë prej zyrtarëve të LDK-së, anëtarë të kryesisë e ministra, mirëpo, të njëjtit nuk shkuan te varri i Demaçit.

Derisa Kurti me Osmanin po bënin homazhe në Velani te varri i Demaçit, të pranishëm më ta nuk ishte asnjë nga ministrat e Lidhjes Demokratike, pos ata të komuniteteve dhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Ministrat e LDK’së megjithatë bënë nderime te varri i Adem Demaçit, veçmas, pa pjesën tjetër të qeverisë.

Por, Kryeparlamentarja Osmani nuk hezitoi t’i konfirmojë meritat që tashmë janë rezervuar nga shqiptarët për Demaçin.

“Ne sot nderojmë edhe Adem Demaçin një për veprimtarëve simbol të çështjesh shqiptare që luftoj okupimin dhe regjimin serb. Ai dëshmoi se si liria individuale sakrifikohet në të mirë të lirisë kolektive. Vendosi lirinë e popullit para çdo lirie dhe interesi tjetër”, tha sot Osmani pas homazheve. /GazetaExpress/