Vjosa Osmani thotë se iu bë pritje madhështore nga shqiptarët në Filadelfia - Gazeta Express
string(75) "vjosa-osmani-thote-se-iu-be-pritje-madheshtore-nga-shqiptaret-ne-filadelfia"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 20:01

Vjosa Osmani thotë se iu bë pritje madhështore nga shqiptarët në Filadelfia

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 20:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon të qëndrojë në SHBA.

Ajo është pritur nga diaspora shqiptare në Philadelphia.

Osmani ka thënë se mërgata shtëpinë e një shqiptari e shndërruan në shkollë shqipe.

“Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia, në shtëpinë e shqiptarit, objekt të cilin bashkatdhetarët tanë, me punë e mund, e siguruan dhe e shndërruan në shkollë shqipe.  Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Gazeta Express