Vjosa Osmani thotë që Qeveria duhet të bojkotojë çdo negociatë ku është Daçiqi - Gazeta Express
string(78) "vjosa-osmani-thote-qe-qeveria-duhet-te-bojkotoje-cdo-negociate-ku-eshte-daciqi"

Gazeta Express

05/10/2020 15:36

Vjosa Osmani thotë që Qeveria duhet të bojkotojë çdo negociatë ku është Daçiqi

Gazeta Express

05/10/2020 15:36

Sipas Vjosa Osmanit, Qeveria është vonuar në reagim ndaj deklaratave të zyrtarit të lartë serb, Ivica Daçiq. Ajo thotë se Kosova duhet të bojkotojë çdo negociatë ku pjesë e saj është Daçiqi, raporton Gazeta Express

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se Qeveria e Avdullah Hotit u vonua për reagim ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq për varret masive të shqiptarëve në Serbi.

Lexo Edhe:

“Kushdo që e fsheh krimin, ka kryer krim edhe vetë. Ivica Daciq njëherë ka bërë krim që ka qenë zëdhënës i Millosheviqit, e tash po bën krim të dyfishtë”, ka thënë Osmani.

Osmani thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranojë të negociojë me Serbinë, kur i pranishëm është ministri Daciq.

“Daciqi duke tentuar ta fsheh krimin që është bërë. Më e pakta që do të bënte qeveria nuk do të duhej të ulej kurrë në tavolinë”, ka thënë Osmani në konferencën për media.

Ndryshe, Daciq javën e kaluar në një emision televiziv kritikoi serbët që po tregojnë se ku javë varrezat masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së Kosovës. /Express/