Vjosa Osmani sot merr pjesë në ceremoninë solemne të 50 vjetorit të UP-së - Gazeta Express
string(73) "vjosa-osmani-sot-merr-pjese-ne-ceremonine-solemne-te-50-vjetorit-te-up-se"

Gazeta Express

15/02/2020 8:56

Vjosa Osmani sot merr pjesë në ceremoninë solemne të 50 vjetorit të UP-së

Gazeta Express

15/02/2020 8:56

Universiteti i Prishtinës për shënimin e 50 vjetorit të themelimit sot do të organizojë një ceremoni solemne.

Aty do të marrin pjesë edhe krerët institucionale si kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi.

Lexo Edhe:

Po ashtu, në këtë ceremoni fjalim do të mbajë edhe rektori Marjan Dema.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.