Vjosa Osmani reagon me vonesë për Mlladiqin: Qëllimi i tij, Millosheviqit e të tjerëve ishte gjenocidi - Gazeta Express
string(100) "vjosa-osmani-reagon-me-vonese-per-mlladiqin-qellimi-i-tij-millosheviqit-e-te-tjereve-ishte-gjenocidi"

Vjosa Osmani reagon me vonesë për Mlladiqin: Qëllimi i tij, Millosheviqit e të tjerëve ishte gjenocidi

Lajme

Gazeta Express

08/06/2021 22:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar disa orë pas vendimit të Tribunalit të Hagës për burgimin e përjetshëm të kriminelit Ratko Mlladiq, duke thënë se ai bashkë me “Kasapin e Ballkanit” kishin për qellim gjenocidin.

“Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i sotit, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi”, ka thënë ajo në llogarinë e saj zyrtare në ‘Twitter’, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo në reagim ka cituar edhe fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se “drejtësia dhe pajtimi janë themeli për arritjen e paqes dhe stabilitetit”.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia, ndonëse rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve”, ka shtuar tutje ajo.

Lidhur me vendimin e Tribunalit të Hagës për përgjegjësin e më se 8 mijë të vrarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, reagim ende nuk ka bërë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti, ndërkaq, ka gjetur kohë që të publikojë një shkrim rreth një filmi me autore një kosovare, por jo edhe të reagojë për ngjarjen që u raportua e u reagua nga e gjithë bota.

Apelit i Tribunalit të Hagës gjatë ditës e shpalli fajtor Mlladiqin për terrorizëm të popullsisë civile dhe gjenocidin në Srebrenicë, ku gjatë vitit 1995 ishin masakruar mbi 8000 burra e djemë myslimanë.

Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm. /Gazeta Express/