Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav - Gazeta Express
string(78) "vjosa-osmani-priti-ne-takim-lamtumires-ambasadorin-e-be-se-ne-kosove-aivo-orav"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 14:34

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 14:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë bëri të ditur se Orav e ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij.

Sipas njoftimit, ai theksoi se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

“Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav falënderoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës ndërsa vendi avancon drejt BE-së”, thuhet në njoftim.

Orav e kishte marrë detyrën e ambasadorit të ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë më 2 shtator 2024, duke pasuar ambasadorin çek Tomas Szunyog, i cili e mbajti këtë post nga viti 2020.

Advertisement
Advertisement
Advertisement