Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur përmes një komunikate për media, raporton Gazeta Express.
Nga kryesia kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 11:00, derisa kanë treguar edhe pikat e rendit të ditës.
“Propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, Propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare, Shqyrtimi i kërkesave”, është bërë e ditur.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se mbledhjet e kryesisë do të mbahen të hënave, mirëpo, që këtë javë është shtyrë për të martë, shkaku i festimeve për 12 vjetorin e pavarësisë./Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...