Vjosa Osmani merr mbështetje nga Vetëvendosja për rastin e gjyqtarit Llaban nëpërmjet Elvis Hoxhës - Gazeta Express
string(97) "vjosa-osmani-merrmbeshtetje-nga-vetevendosja-per-rastin-e-gjyqtarit-llaban-nepermjet-elvis-hoxhes"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 18:28

Vjosa Osmani merr mbështetje nga Vetëvendosja për rastin e gjyqtarit Llaban nëpërmjet Elvis Hoxhës

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 18:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën gjatë një konference për media se e ka tërhequr kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik. Afati i përcaktuar nga gjykata për konstituimin e Kuvendit.

Ajo tha se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Llaban, të cilin sipas informacioneve që Osmani thotë t’i ketë përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

E Vjosa Osmani mori mbështetje për këtë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Elvis Hoxha nga LVV e ka lidhur këtë me pastrim të strukturave paralele edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Erdhi koha të pastrohen strukturat paralele edhe në Kushtetuese”, ka shkruar Hoxha në Facebook. /Gazeta Express