Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Haxhiut - Gazeta Express
string(64) "vjosa-osmani-merr-pjese-ne-varrimin-e-babait-te-albulena-haxhiut"

Lajme

Gazeta Express

11/04/2026 18:05

Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Haxhiut

Lajme

Gazeta Express

11/04/2026 18:05

Ceremonia e varrimit të babait të Albulena Haxhiut është mbajtur sot në fshatin Lupç të Podujevës, ku i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila mori pjesë për të shprehur ngushëllimet.

Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë edhe shumë përfaqësues të tjerë të skenës politike, përfshirë figura nga partitë opozitare.

Ndër ta ishin edhe Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Haxhiu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement