Vjosa Osmani kërkon mbledhjen e Këshillit të LDK-së për të vendosur për koalicionin - Gazeta Express
string(82) "vjosa-osmani-kerkon-mbledhjen-e-keshillit-te-ldkse-per-te-vendosur-per-koalicionin"

Vjosa Osmani kërkon mbledhjen e Këshillit të LDK-së për të vendosur për koalicionin

Gazeta Express

15/01/2020 13:16

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar sot para mediave se për koalicionin me LV-në do të vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, raporton T7

Osmani ka deklaruar se deputetët do të vendosin për këtë temë, e se në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë.

Lexo Edhe:

“Kjo është çështje për të cilën vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe përfundimisht pastaj deputetët, ata që e kanë legjitimitetin qytetar për të vendosur për tema të tilla, është në vullnetin po ashtu edhe në ndërgjegjen e secilit anëtar të këshillit, besoj që në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë, që e kanë detyrën sipas statutit”, thotë ajo.

Tutje, nënkryetarja e LDK-së ka thënë se qëndron prapa deklaratave të mbrëmshme.

“Do të konsultohemi sot lidhur me kohën kur do të thirret Këshilli i Përgjithshëm. Nuk ka sot mbledhje kryesia. Unë kam deklaruar dje dhe e përsëris edhe sot për propozime të tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, natyrisht do të diskutojmë për rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociatat, anëtarët e Këshillit do ta marrin vendimin e tyre për këtë temë, nuk është e drejtë të vlerësoj se çka do të vendosin ata”, shton ajo.

E pyetur për raportet me Agim Veliun, Osmani pa e përmendur me emër ka thënë se në LDK ka atmosferë të anëtarësisë në LDK.

“Unë sapo u ktheva nga Reçaku ku ishim bashkë me një ekip të LDK-së për të shprehur nderimin tonë për viktimat e asaj masakre, dhe natyrisht se u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarësi në LDK, mund të them që atmosfera në LDK është atmosferë e anëtarësisë në LDK.

Unë jam shumë optimiste si person dhe nuk lejoj askush të ma humbë atë optimizëm”, ka shtuar ajo. /GazetaExpress/