Vjosa Osmani kërkoi që të garojë në zgjedhje me VV’në, përgjigjen nga partia e Albin Kurtit - Gazeta Express
string(89) "vjosa-osmani-kerkoi-qe-te-garoje-ne-zgjedhje-me-vvne-pergjigjen-nga-partia-e-albin-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

15/12/2020 19:58

Vjosa Osmani kërkoi që të garojë në zgjedhje me VV’në, përgjigjen nga partia e Albin Kurtit

Lajme

Gazeta Express

15/12/2020 19:58

Lëvizja Vetëvendosje shprehet e hapur për bashkëpunim me Vjosa Osmanin, pas deklaratës së saj se shpreson që të garojë në zgjedhje bashkë me Vetëvendosjen.

Në këtë subjekt politik, po ashtu kërkojnë që vendi të shkoj në zgjedhje sa më parë.

Lexo Edhe:

Anëtarja e Kryesisë së VV’së, Arbërie Nagavci u bëri thirrje subjekteve politike që të lënë anash, siç thotë ajo, interesat e ngushta partiake sepse zgjedhjet janë të pashmangshme.

Ushtruesja e Detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tashmë ka bërë të qartë se po formon një iniciativvë, siç thotë me njerëz me integritet dhe shpreson që të garojë në zgjedhje bashkë me VV’në.

“Ne jemi në proces të diskutimeve me z.Kurti për çështjen e bashkëpunimit dhe natyrisht që nuk do të ishte e drejtë që tani të flas për pikat që ne i diskutojmë pa pasur një marrëveshje finale rreth këtij bashkëpunimi. Por unë besoj që bashkimi i forcave është i domosdoshëm për tu marrë me armikun tonë të përbashkët, pengesën më të madhe të këtij shteti që është kapja e shtetit”, deklaroi Osmani për RTV21.

Në VV shprehen të gatshëm për bashkëpunim me Osmanin.

“Bashkëpunimi ynë me zonjën Osmani ka qenë i vazhdueshëm dhe i intensifikuar që nga legjislatura e kaluar kur bashkë me LDK’në ishim në opozitë e sidomos me intensitet të shtuar ditëve të fundit. Sigurisht se ne e mirëpresim çdo lloj bashkëpunimi edhe në të ardhmen”, tha Nagavci.