Vjosa Osmani ka votuar kundër mbajtjes së seancës së nesërme, thotë Rexhep Selimi - Gazeta Express
string(80) "vjosa-osmani-ka-votuar-kunder-mbajtjes-se-seances-se-neserme-thote-rexhep-selimi"

Vjosa Osmani ka votuar kundër mbajtjes së seancës së nesërme, thotë Rexhep Selimi

Gazeta Express

24/03/2020 16:52

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Selimi ka thënë se LDK-ja po e Lufton qeverinë Kurti, ndërkaq qeveria është duke e luftuar koronavirusin, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kundërshtarët e qeverisë Kurti kanë lidhur aleancë mes vete kurse ne jemi të përqëndruar në luftimin e pandemisë. Grupet Parlamentare të prira nga LDK-ja kërkojnë që nesër të mbahet me seanca me kërkesën e tyre”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe nënkryetarja Arbërie Nagavci kanë votuar kundër mbajtjes së kësaj seance në kushtet të cilat janë.

“Në sallën plenare nuk ka kushte për mbajtje të seancës, dhe në mbledhje të kryesisë 4 vota kanë qenë për dhe dy kundër mbajtjes së kësaj seance nga 6 anëtarët e kryesisë”, ka thënë Selimi. /GazetaExpress/