Vjosa Osmani ia tërheq vërejtjen Besnik Bislimit: Mos fol në emër timin, për vete flas vetë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

25/03/2020 15:05

Vjosa Osmani ia tërheq vërejtjen Besnik Bislimit: Mos fol në emër timin, për vete flas vetë

Lajme

Gazeta Express

25/03/2020 15:05

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka kritikuar sot në Kuvend të Kosovës ministrin e Financave, Besnik Bislimi, duke i kërkuar që të mos flasë në emër të saj, raporton Gazeta Express

Ishte Bislimi ai që ka kërkuar nga LDK-ja që ta përdorë argumentin e njëjtë për Vjosa Osmanin, ashtu si për ish-ministrin Agim Veliu.

“Argumenti që jeni duke e përdorë ka të bëjë me shkarkimin e ministrit Agim Veliut për të cilin thuhet se është shkarku pa e marrë aprovimin e LDK-së. Unë mendoj që të gjitha votat e Agim Veliut me i braktisë është zero, ai nuk ka qenë pjesë e s’ka dalë me kërku asnjë votë. Sipas juve sa herë që Agim Veliu kritikon Qeverinë ai është në rregull. Ju kisha lutë që të përdorni të njëjtin argument edhe kur po diskutoni edhe për qëndrimet e Vjosa Osmanit”, tha ai.

Për këto deklarata reagoi kryeparlamentarja. Osmani i tha Bislimit se ajo flet vetë për qëndrimet e saj.

“Z.ministër edhe kushdo që flet për qëndrimet e Vjosa Osmanit: për qëndrimet e Vjosa Osmanit flet Vjosa Osmani”, deklaroi ajo. /GazetaExpress/