Vjosa Osmani i cilëson si "jashtëzakonisht të mira" gjasat për koalicionin VV-LDK - Gazeta Express
string(79) "vjosa-osmani-i-cileson-si-jashtezakonisht-te-mira-gjasat-per-koalicionin-vv-ldk"

Gazeta Express

11/12/2019 20:52

Vjosa Osmani i cilëson si “jashtëzakonisht të mira” gjasat për koalicionin VV-LDK

Gazeta Express

11/12/2019 20:52

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se beson që ditët në vijim do të ketë lëvizje positive sa i takon arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gjasat janë jashtëzakonisht të mira, por natyrisht varet edhe nga vullneti që tregohet”, ka thënë ajo.

Lexo Edhe:

“Ne si LDK kemi treguar vullnet jashtëzakonisht të mirë që të diskutojmë më respekt në raport me partnerin tonë potencial qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar Osmani në RTK.

“Natyrisht presim që i njëjti respekt të kthehet në mënyrë që bashkëpunimi ynë të jetë i mirë, të jetë i suksesshëm në Qeverinë e ardhshme”, ka shtuar Osmani.

“Besoj që në ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive dhe secili prej nesh duhet të shikojë se si të kontribuojë pozitivisht në mënyrë që kjo marrëveshje të arrihet”, ka theksuar ajo.