Vjosa Osmani e lajmëron ne polici deputetin e LDK'së: Më kërcënoi fizikisht, përdori gjuhë banale - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

11/07/2020 0:12

Me i fundit

Vjosa Osmani e lajmëron ne polici deputetin e LDK’së: Më kërcënoi fizikisht, përdori gjuhë banale

Lajme

Gazeta Express

11/07/2020 0:12

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në facebook se ka hapur rast ndaj deputetit të LDK-së në polici

Sonte gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës kur po diskutohej rishikimi i buxhetit për 2020 ka ndodhur një përplasje verbale në mes të kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj.

Pas kësaj përleshje, Vjosa Osmani e shtyu seancën për ditën e hënë kurse ka treguar në Facebook që e ka denoncuar deputetin Ukaj në polici.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.

Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur…

Publiée par Vjosa R. Osmani sur Vendredi 10 juillet 2020

Ndërkohë Ukaj ka thënë për Express se deri të incidenti ka ardhur pasi që Osmani ia kishte dhënë fjalën disa herë deputetes Fitore Pacolli.

“Nuk ka qenë incident, diçka unë reagove pse po e lejon atë të LVV’së me ja dhënë fjalën edhe me ofendu zv kryeministrin, ajo më bëri me gisht me tha ulu, ajo është tash përkrah VV’së”, ka thënë Ukaj për Express.

“Nuk e kam mërit me ma bo me gisht, nuk duhet me ja bo deputetit me gisht. Ajo dihet qëndrimi i asaj, cdo gjë kundër LDK’së”, ka shtuar Uka.