Vjen reagimi i Neymarit pas lëndimit të tmerrshëm - Gazeta Express
string(49) "vjen-reagimi-i-neymarit-pas-lendimit-te-tmerrshem"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 18:16

Vjen reagimi i Neymarit pas lëndimit të tmerrshëm

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 18:16

Neymari është zotuar se do të rikthehet më i mirë dhe më i fortë, pas një lëndimi të frikshëm që e pësoi në përballjen e Paris Saint-Germain me Saint-Etienne të dielën.

Sulmuesi brazilian u bart me barelë jashtë fushës në fitoren e PSG-së 3:1 në udhëtim ndaj Saint-Etienne, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

29-vjeçari e ndrydhi nyjën e këmbës së majtë dhe pasi ra në fushë u duk se kishte dhimbje të tmerrshme.

Bashkëlojtarët e tij dhe ekipi mjekësor i PSG-së u dukën tejet të shqetësuar më gjendjen e tij dhe e bartën jashtë fushës në barelë.

Në një reagim në rrjetet sociale pas ndeshjes, Neymari shkroi: “Fatkeqësisht, këto telashe janë pjesë e jetës së një atleti”.

“Tani duhet ta ngre kokën lart dhe të eci përpara. Do të rikthehem më i mirë dhe më i fuqishëm”, shtoi ai.

PSG-ja njoftoi se ai do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër për ta mësuar shkallën e dëmtimit në nyje.

Nuk dihet se sa gjatë mund të mungojë ai, por lëndimi i tij nuk u duk aspak i lehtë. /Gazeta Express/