Vjen reagimi i Amerikës, pasi Britania i tha po Huawei't për 5G'në - Gazeta Express
string(63) "vjen-reagimi-i-amerikes-pasi-britania-i-tha-po-huaweit-per-5gne"

Vjen reagimi i Amerikës, pasi Britania i tha po Huawei’t për 5G’në

Gazeta Express

28/01/2020 19:04

Uashingtoni shprehu sot zhgënjimin e tij pas vendimit të qeverisë britanike për t’i hapur dritën jeshile, me një përfshirje të kufizuar në rrjetin 5G, Huawei-t kinez, duke i shpërfillur presionet e aleatit të saj amerikan.

“SHBA është e zhgënjyer nga vendimi i Britanisë së Madhe. Nuk dihet gjë me siguri për prodhuesit e pajisjeve, që nuk janë të besueshëm, kur u besohet të kontrollojnë kushedi se cilën pjesë të një rrjeti 5G”, deklaroi një zyrtar amerikan anonim.

Lexo Edhe:

Ai shtoi, gjithashtu, se amerikanët prisnin me padurim të punonin me Britaninë e Madhe sipas një rrugë për të ndjekur, e cila do të çojë në përjashtimin e komponentëve të furnizuesve, që nuk janë miratuar nga rrjetet 5G.

Huawei do të lejohet të marrë një rol të kufizuar në zhvillimin e rrjeteve 5G në Britaninë e Madhe, pavarësisht presionit amerikan për të ndaluar gjigantin kinez nga përdorimi i rrjetit 5G, deklaroi sot qeveria britanike.

Qeveria shtoi se do të përjashtojë shitësit me rrezik të lartë si Huawei, nga pjesët kryesore dhe të rëndësishme të rrjetit 5G dhe rrjeteve gigabit.

Sipas saj Huawei do të jetë e kufizuar në 35% të pjesëve jo të rëndësishme të rrjetit.

Firma kineze deklaroi se ishte e siguruar nga vendimi i qeverisë, pasi kryeministri Boris Johnson kryesoi sot në mëngjes një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Huawei është siguruar nga konfirmimi i qeverisë së Britanisë së Madhe, se mund të punojmë me klientët tanë për të vazhduar procesin e duhur të 5G-së”, deklaroi zëvendëspresidenti Victor Zhang.

Zhang theksoi se vendimi do të rezultojë në një infrastrukturë telekomi më të përparuar, më të sigurt dhe me kosto më efektive, gjë që është e përshtatshme për të ardhmen.