Vjen një lajm nga Aeroporti i Prishtinës rreth aterimit të aeroplanëve


Gazeta Express
16 Dhjetor 2019 7:13

Mjegulla e rënë mbi vendin tonë ka ndikuar që aterimet në aeroportin “Adem Jashari” të jenë të pamundura. Disa nga fluturimet edhe janë anuluar.

Aeroplani i paraparë që të ateronte në Sllatinë rreth orës 22:15 është kthyer përsëri në Stamboll. Ndërsa ai i nisur nga Verona për në Prishtinë është detyruar që të ulet në aeroportin e Shkupit.

Zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë për se aterimet janë anuluar për shkak të mjegullës.

Tutje ajo ka thënë se qytetarët duhet t’i kontaktojnë kompanitë ajrore sepse janë të obliguara që të merren më udhëtarët të cilët presin për shkaqe të ndryshme.

“Fluturime janë duke u anuluar për shkak të mjegullës, kompanitë ajrore duhet me pas një përfaqësues që i sqaron udhëtarëve se çka duhet me bë”, ka thënë Gara për Gazetën Sinjali.

Probleme me aterime dhe fluturime në Aeroportin e Prishtinës janë evidentuar edhe në vitet paraprake për shkak të mjegullës dhe pisitës së shkurtë.

Te fundit


Kthehu lart