Vjen një lajm i mirë nga Ambasada e Gjermanisë për të gjithë kosovarët - Gazeta Express
string(70) "vjen-nje-lajm-i-mire-nga-ambasada-e-gjermanise-per-te-gjithe-kosovaret"

Vjen një lajm i mirë nga Ambasada e Gjermanisë për të gjithë kosovarët

Gazeta Express

05/12/2019 10:12

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj, është ftuar me datën 4 dhjetor në Ministrinë e Komunikacionit dhe Çështjeve Digjitale të Qeverisë së Gjermanisë.

Në këtë takim, ambasadori Cufaj është pritur nga drejtori i kësaj Ministrie, Guido Zielke, me bashkëpunëtorë.

Lexo Edhe:

Pasi kanë shqyrtuar aspekte relevante të bashkëpunimit mes dy shteteve, pikë kryesore e takimit ka qenë njohja reciproke e patentë-shoferëve mes dy vendeve pas aplikimit zyrtar që Kosova ka bërë vjeshtën e vitit 2018.

Zielke ka njoftuar ambasadorin Cufaj që Qeveria e Gjermanisë e përkrah njohjen reciproke të patentë-shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Procesi në fjalë ka shënuar progres të dukshëm dhe po punohet që me hapa të shpejtë të vijë deri te përmbyllja e këtij procesi, i cili nga pala gjermane në nivel teknik përmbyllet nga Ministria në fjalë dhe ministrat përkatës të 16 republikave gjermane në Konferencën e tyre vjetore. Kosova ka shënuar progres në këtë proces.

Zielke ka njoftuar ambasadorin Cufaj që një delegacion i kësaj Ministrie në muajin janar do të udhëtojë në Kosovë për të parë edhe gjendjen në terren: situatën me qendrat testuese, prodhimin e patentë-shoferëve dhe sidomos shqyrtimin e situatës në aspektin e sigurisë rrugore në Kosovë- pasi që procesi lidhet drejtpërdrejt sidomos me aspektet e sigurisë dhe sidomos numrin e aksidenteve në rrugët e Kosovës.

Ambasadorit Cufaj i është thënë po kështu që Qeveria e Gjermanisë është plotësisht e vetëdijshme për nevojë dhe domosdoshmërinë e përmbylljes së këtij procesi prandaj edhe urgjenca e kësaj vizite.

Ambasadori Cufaj është falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Gjermanisë dhe ka siguruar zyrtarët gjermanë që institucionet relevante në Kosovë janë të gatshme të presin delegacionin gjerman në janar në Kosovë.