Mediat ruse po raportojnë një sulm të madh kibernetik që ka ndërprerë operacionet në sistemet bankare, sistemet e pagesave dhe rrjetet celulare dhe kompanitë e naftës në Rusi.
Siç njofton portali Ekonomska pravda, sot në mëngjes klientët e shumë bankave janë ankuar për probleme me pagesat, por ka pasur edhe probleme me sistemin e pagesave të shpejta. Sipas informacioneve fillestare, situata më e keqe është në Lukoil, punonjësit e të cilit nuk mundën të hynin në kompjuterët e tyre. Në vend të kësaj, siç raporton Baza në Telegram, ata u pritën nga një “mesazh i çuditshëm në ekran” që dukej të ishte një sulm kibernetik.
“Të gjithë punonjësit janë udhëzuar që të mos hyjnë në llogaritë e tyre të punës deri në zgjidhjen e situatës, për të parandaluar rrjedhjet e të dhënave”, thuhet në njoftim.
Ura.ru raporton se sulmi ndodhi edhe në një gjigant tjetër të naftës, Rosneft, punonjësit e të cilit u pritën me një mesazh me të njëjtën përmbajtje si në Lukoil.
“Punonjësve u kërkohet të shkëputin kompjuterët e tyre dhe të mos përdorin emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e llogarisë së tyre të biznesit deri në një njoftim të dytë,” shkruajnë ata.
Një sulm i ngjashëm, ndodhi vitin e kaluar, pas së cilës sistemit iu deshën tre ditë për t’u kthyer në normalitet. Atëkohë hakerët ukrainas nga grupi i Ushtrisë IT morën përgjegjësinë për sulmin. “Vazhdoni presionin. Le të shohim se sa më gjatë mund të qëndrojnë,” thanë ata në një deklaratë. Ende nuk dihet nëse i njëjti grup qëndron pas sulmit të sotëm. /Jutanjilist
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...