Vjen drejtësia, dënohet me 23 vjet burg për dhunë seksuale producenti i njohur i Hollywood - Gazeta Express
string(89) "vjen-drejtesia-denohet-me-23-vjet-burg-per-dhune-seksuale-producenti-i-njohur-i-hollywood"

Gazeta Express

11/03/2020 16:32

Vjen drejtësia, dënohet me 23 vjet burg për dhunë seksuale producenti i njohur i Hollywood

Gazeta Express

11/03/2020 16:32

Producentit Harvey Weinstein i është shqiptuar dënimi pre 23 vjetëve pas akuzave nga shumë gra në industrinë e filmit, për dhunim të shkallës së parë dhe të shkallës së tretë.

Moguli i Hollywood i kthyer në dhunues të dënuar, do të kalojë 23 vjet në burg pas shqiptimit të dënimit që i është bërë sot në New York.

Lexo Edhe:

Atij i është dorëzuar dënimi nga gjykatësi Jaames Burke në gjyqin suprem të New York, duke u gjykuar për dy sulme seksuale.

Gjykatësi i ka vendosur dënimin prej 20 vjetësh për aktin kriminal seksual që ai ka bërë duke detyruar asistenten e tij të produksionit të bëjë seks oral, në vitin 2006, përcjell Gazeta Express.

Ai gjithashtu i ka vendosur një dëmin prej tre vjetësh për dhunimin e shkallës së tretë, i akuzuar nga një grua e cila donte të mbante identitetin e fshehur.

Të dyja akuzueset kryesore, bashkë me gratë tjera që pësuan dhunë seksuale nga producenti, janë bashkuar dhe kanë qenë të pranishme në rreshtin e parë të sallës.

Gjykimi që ka përfunduar sot, kishte filluar më 6 janar, ndërsa ekipi i tij mrojtës kanë thënë se do të kërkojnë nga gjykata që t’i shkurtohet dënimi, për shkak të problemeve të tij me shëndetin.

Dikur një nga producentët më të lavdishëm të Hollywood, sot Weinstein akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale nga më shumë se 80 gra, akuza që ngritën lëvizjen #MeToo.

Por shumë pak nga ankesat kanë çuar në kallëzime penale./Gazeta Express/