Spektakli i modës ‘’Style star’’ solli edhe puntatën e radhës me shumë risi.
Nën moderimin dhe autorësinë e Kiara Titos, ‘’Style star’’ edhe këtë të shtunë erdhi me veshje të reja nga vajzat dhe këshillat e çmueshme të jurisë, shkruan GazetaExpress.
Tema e kësaj jave, së cilës duhej t’i përshtateshin konkurentet me veshje ishte takimi i parë me vjehrrën në vende të ndryshme.
Edhe këtë javë nuk munguan pikët e ulëta, komentet negative e pozitive si dhe sherret mes vajzave konkurente.