Vjedhje në stadiumin e ri të KF Arbërisë - Gazeta Express
string(40) "vjedhje-ne-stadiumin-e-ri-te-kf-arberise"

Sport

Gazeta Express

01/11/2025 17:01

Vjedhje në stadiumin e ri të KF Arbërisë

Sport

Gazeta Express

01/11/2025 17:01

KF Arbëria ka njoftuar se është thyer dhe janë vjedhur pajisje sportive në stadiumin e tyre në Dobrajë të Madhe të Lipjanit.

Ekipi që garon në ligën e dytë të futbollit kosovar në një postim në rrjetet sociale njoftoi se policia është lajmëruar dhe po mirret me rastin.

Reagimi i plotë i KF Arberia :

Sot në mëngjes kemi vërejtur se disa persona të pandërgjegjshëm kanë thyer objektin e stadiumit të Arbërisë. Ata kanë hyrë brenda dhe kanë vjdhur pajisje të vlefshme për stërvitje.Është shumë e dhimbshme të shohësh se ende ka njerëz që dëmtojnë pronën dhe punën e të tjerëve pa asnjë ndërgjegje.

Policia është njoftuar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të gjitha shënimet e nevojshme.

Shpresojmë që autorët të zbulohen sa më shpejt dhe të mbahet përgjegjësi për këtë akt të turpshëm.