Sipas njoftimit të policisë, më 7 prill 2026 rreth orës 14:45 në SPB Tetovë është raportuar se në periudhën nga 4 deri më 6 prill, persona të panjohur kanë depërtuar në një xhami në këtë fshat. Autorët, duke përdorur një mjet të fortë, kanë arritur të hapin kasafortën, nga e cila kanë marrë mjete monetare që kishin qenë donacione vullnetare.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.
Hetimet janë në vazhdim.
“Më datë 07.04.2026, në ora 14:45, në SPB Tetovë është denoncuar se në periudhën prej datës 04.04 deri më 06.04.2026, në një xhami në fshatin Saraqinë të Tetovës, me përdorimin e një mjeti të fortë është kryer vjedhje e rëndë, me ç’rast nga kasaforta janë marrë mjete monetare nga donacionet vullnetare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” thuhet nga policia.
tag_katrorimaqedoni_2