Një person ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe ka vjedhur një pushkë gjuetie dhe një DVR të kamerave të sigurisë.
“VJEDHJE E RËNDË- Shtime / 06-07.07.2025 – 20:30-00:10. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe një DVR të kamerave të sigurisë. Rasti po hetohet nga ekipet policore.”