Vjedhje dhe grabitje në Firence, arrestohet 17-vjeçari shqiptar - Gazeta Express
string(62) "vjedhje-dhe-grabitje-ne-firence-arrestohet-17-vjecari-shqiptar"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 22:39

Vjedhje dhe grabitje në Firence, arrestohet 17-vjeçari shqiptar

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 22:39

Policia italiane ka vënë në pranga një 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili akuzohet për një sërë vjedhjesh në qendër të Firences.

I riu është autor i disa vjedhjeve mes periudhës 11 qershor-20 shtator.

Lexo Edhe:

Mediat italiane raportojnë se në 11 qershor, 17-vjeçari shqiptar hyri në një dyqan në via della Pergola dhe me një shishe qelqi kërcënoi dhe sulmoi pronarin, më pas i vodhi portofolin.

Më 4 gusht, 17-vjeçari ishte bashkëpunëtor në një grabitje të dhunshme ndaj një turisti të mitur francez: në atë rast hajdutët e tjerë u dërguan të gjithë në Sollicciano, ndërsa ai u la në një ambient pritjeje nga ku më pas u arratis. Më 13 gusht ka grabitur një transfertë parash pranë Tregut Qendror. Sipas mediave italiane, i riu tashmë është në burg.

/Gazeta Express