Janë zbardhur detaje nga dëshmia e Julian Malaj, mjekut që vizitoi Nuredin Dumanin gjatë kohës që ai ishte i plagosur.
Në dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme, Malaj ka treguar detaje se si u gjend në apartamentin ku ndodhej Dumani, teksa shton se vizita e tij ka qenë e shkurtër, pasi i plagosuri ishte për operacion.
Më tej, ai shton: “Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur”.
“Në 2022 kam qenë kirurg.
Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me coi në ca rrugica që nuk po i kuptoja.
U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që cfarë do shikosh atje nuk do tregosh.
Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels. Unë thashë, që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri, plumb që ishte futur, por nuk kishte dalë.
Apartamenti ishte kati o pestë me ashensor, por nuk di ta them se ku ishte.
Atje ishte edhe një vajzë, si edhe Bërdalla, një person që kishte një laborator.
As një minutë nuk zgjati qëndrimi im aty. Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur:, tha Malaj në dëshminë e tij./