Vizitat te familjarët e Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës, Kurti e takon aty edhe figurën e PDK'së - Gazeta Express
string(92) "vizitat-te-familjaret-e-jusuf-gervalles-e-kadri-zekes-kurti-e-takon-aty-edhe-figuren-e-pdkse"

Lajme

Gazeta Express

17/01/2026 20:26

Vizitat te familjarët e Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës, Kurti e takon aty edhe figurën e PDK’së

Lajme

Gazeta Express

17/01/2026 20:26

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka kujtuar Jusuf Gërvallën, vëllait të tij Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, në 44-vjetorin e vrasjes së tyre.

Kurti ka thënë se të tre ata, përveçse se ishin patriotë, ishin edhe aktivistë, krijues, gazetarë dhe intelektualë.

‘’ Sot, bëmë homazhe në Dubovik të Deçanit, ku u mirëpritëm nga e bija e Jusufit, Donika Gërvalla, Ministre në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës. Vizituam edhe familjen e Kadri Zekës ku na pritën Izmi Zeka, Zenun Pajaziti dhe familja e gjerë’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Vetëm rreth nëntë muaj pas demostratave të vitit 1981, të shtypura me dhunë dhe të pasuara nga përndjekje, arrestime arbitrare dhe burgosje politike, shërbimet sekrete jugosllave i vranë në Stuttgart të Gjermanisë, Jusuf Gërvallën me vëllain e tij Bardhoshin si dhe Kadri Zekën.

44 vite më parë, Jugosllavia e Serbia goditën pikërisht Kadriun, Jusufin dhe Bardhoshin, atëherë kur po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha organizimi për Republikën e Kosovës, për bashkim e barazi dhe për çlirimin e popullit tonë.

Sot, bëmë homazhe në Dubovik të Deçanit, ku u mirëpritëm nga e bija e Jusufit, Donika Gërvalla, Ministre në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës. Vizituam edhe familjen e Kadri Zekës ku na pritën Izmi Zeka, Zenun Pajaziti dhe familja e gjerë. Përveçse patriotë, ata ishin aktivistë, krijues, gazetarë dhe intelektualë. Me vrasjen e tyre nuk kemi humbur vetëm tre veprimtarë por poetë e shkrimtarë që kontribonin përmes ideve dhe pendës.

Vrasja e tyre nuk duhet të mbetet pa u ndriçuar. Zbardhja e së vërtetës edhe sa i përket urdhërdhënësve dhe ekzekutorëve duhet të ndriçohen që të mundësohet drejtësia e ndëshkimi.

Lavdi Jusufit, Bardhoshit, Kadriut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!

Advertisement
Advertisement
Advertisement