Vizita në SHBA, a po përgatitet Erion Veliaj të marrë PS-në? Përgjigjet kryebashkiaku - Gazeta Express
string(83) "vizita-ne-shba-a-po-pergatitet-erion-veliaj-te-marre-ps-ne-pergjigjet-kryebashkiaku"

Vizita në SHBA, a po përgatitet Erion Veliaj të marrë PS-në? Përgjigjet kryebashkiaku

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2022 21:51

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë i ftuari i mbrëmjes së premte në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

I pyetur nëse vizita e tij në SHBA dhe takimet mjaft të rëndësishme që ai zhvilloi, mund të jenë synim i marrjes së drejtimit të PS-së, veliaj tha se kjo është absolutisht e pavërtetë.

Lexo Edhe:

Ai shpjegoi se çdo vit përfaqësues të Bashkisë së Tiranës zhvillojnë takime në Uashington.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Pse e treta e vërteta? Sepse kur Veliaj u zgjodh për herë të dytë kryetar Bashkie nuk kishte njeri përballë.

Veliaj: Kisha Arben Skënderin.

Xhafo: Vizita juaj në SHBA takuat shumë personalitete. Një vizitë shumë cilësore me figura vtë larta. Veliaj po përgatiteni të merrni drejtimin e PS?

Veliaj: Nuk ka lidhje fare me këtë. Ne një herë në vit bëjmë një turn ë Uashington, bëjmë disa takime. Sot vala më e madhe e ndërtimit të shkollave ka qenë kur fondacioni Soros.

Xhafo: Nensi Pelosi një nga figurat kyçe të politikës amerikane. Të shkojë një deputet e takoj, të shkojë kryetari i Bashkisë së Tiranës?

Veliaj: Pelosi është numri dy i qeverisë. Kam patur një bisedë shumë të çiltër me të, ajo më kujtoi se në kohën e komunizmit ajo ka qenë në një dasmë në Korfuz.

Xhafo: Si u organizua ky takim, ishte lobing, u pagua?

Veliaj: Fare zero, ne nuk jemi PD. Unë mendoj se miqësitë nuk blihen por fitohen. Ne kërkuam takime dhe na janë përgjigjur pozitivisht që të gjithë. Ata kishin mirënjohje për atë që ka bërë qeveria jonë me afganët, me irnaianët dhe Ukrainën.

Xhafo: Ka pas influencë nga vëllai juaj Alex Soros?

Veliaj: Jo fare! Unë nuk e kam kompleks ta quaj vëlla. Ata që shajnë fondacionin Soros janë përfituesit më të mëdhenj. Po të shohësh deputetët e opozitës ata janë shkolluar kanë marrë poste, dhe kur shoh sot që e shajnë unë mendoj se janë të pavërtetë. /Abcnews.al