string(101) "vizita-e-vuciqit-ne-moske-reuten-i-pakenaqur-me-pergjigjen-e-kallas-costa-ta-anuloje-viziten-ne-serbi"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 15:02

Vizita e Vuçiqit në Moskë, Reuten i pakënaqur me përgjigjen e Kallas: Costa ta anulojë vizitën në Serbi

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 15:02

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, dje tha se shtetet anëtare të Bashkimit Europian “nuk po e marrin lehtë” vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Moskë për paradën e Ditës së Fitores.

Ajo në një konferencë për media dje u pyet nëse kjo vizitë ndikim në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Kallas në përgjigje tha se “kur diskutojmë për hapat e ardhshëm, shtetet anëtare kanë shumë pyetje”.

Por, në vend të kësaj përgjigje, eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar nga krerët e BE-së masa konkrete.

Ai thotë se një ndër to do të mund të ishte anulimi i vizitës së presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa, në Serbi.

“Në përballje me autokratë si Vuçiq, duhet të mendoni dy hapa përpara. Kështu që unë pres nga Kaja Kallas të ketë një plan. Përpara se të nisin ‘shumë pyetje’ nga shtetet anëtare, një propozim proaktiv për t’i sugjeruar Presidentit të Këshillit Europian të anulojë vizitën e tij në Beograd do të ishte një fillim i mirë”, ka shkruar Reuten.

Më 13 maj Costa ka në agjendë të vizitojë Beogradin në kuadër të një turi ballkanik. Një ditë më pas ai pritet të vijë në Prishtinë./Express/