Në vizitën e tij të parë si lider i ekonomisë më të madhe të Evropës, kancelari gjerman Friedrich Merz do të niset drejt Uashingtonit të mërkurën në mbrëmje.
Sipas Deutche Welle, Merz do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ndërsa temat në fokus mendohet të jenë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë si dhe tarifat tregtare të administratës Trump.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman Johann Ëadephul ka bërë thirrje për ruajtjen e marrëdhënieve të konsoliduara SHBA-Gjermani. Ai ka vizituar Uashingtonin javën e kaluar, ku është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
“Ata më dhanë besim se mund të arrijmë marrëveshje në interes të përbashkët, edhe për çështje ku kemi dallime në mendime”, citohet të ketë thënë Wadephul nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.