string(77) "vizita-e-bill-klinton-policia-publikon-masat-rruget-qe-do-bllokohen-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2023 8:33

Vizita e Bill Klinton, policia publikon masat: Rrugët që do bllokohen në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2023 8:33

Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të vizitojë Shqipërinë në një qëndrim 24 orësh në vendin tonë.

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik 2023.

Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e z. Klinton, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

Bëhet me dije se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi më datë 03.07.2023, nga ora 14:00 deri në orën 15:30, do të jetë të bllokuara rrugët:

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.

Gjithashtu, këto rrugë do të jenë të bllokuara edhe më datë 04.07.2023, nga ora 13:30 deri në orën 15:30.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”.