Viza amerikane, ambasada: Nga 2 shtatori, aplikantët të paraqiten për intervistë me zyrtar konsullor - Gazeta Express
string(97) "viza-amerikane-ambasada-nga-2-shtatori-aplikantet-te-paraqiten-per-interviste-me-zyrtar-konsullor"

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 16:47

Viza amerikane, ambasada: Nga 2 shtatori, aplikantët të paraqiten për intervistë me zyrtar konsullor

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 16:47

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e aplikimit për viza jo-emigruese. Duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për shumicën e kategorive të vizave jo-emigruese, përfshirë edhe ata që po bëjnë rinovim vize do të jenë të detyruar të paraqiten personalisht për një intervistë me një zyrtar konsullor.

“Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/3J8LncS”, ka njoftuar ambasada.