Vivien Thano “shpërthen” kundër Shqipes: “Seksi është shumë i rëndësishëm, prandaj flasin kot…” - Gazeta Express
string(88) "vivien-thano-shperthen-kunder-shqipes-seksi-eshte-shume-i-rendesishem-prandaj-flasin-kot"

Yjet

Gazeta Express

09/10/2025 18:54

Vivien Thano “shpërthen” kundër Shqipes: “Seksi është shumë i rëndësishëm, prandaj flasin kot…”

Yjet

Gazeta Express

09/10/2025 18:54

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, Vivien Thano ka bërë një reagim të fortë ndaj deklaratave të Shqipe Hysenajt, e cila pak ditë më parë kishte tronditur publikun duke pranuar se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale prej 6 vitesh.

Vivien Thano nuk e kurseu aspak komentet e saj, duke e cilësuar këtë deklaratë si “të tmerrshme” dhe duke e lidhur mungesën e jetës seksuale me pasoja fizike, emocionale dhe mendore.

“Seksi është një nevojë biologjike, jo luks”

Në fjalën e saj, Thano u shpreh:

“Kjo është e tmerrshme. Sepse ty fillojnë të të fryhen gishtat, hormonet… Prandaj dhe fillojnë e flasin kot këta. Patjetër që ndikon. Pjesa seksuale është shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme. Sidomos brezi jonë duhet ta dijë dhe ta kuptojë mirë këtë pjesën seksuale.”

Ajo shtoi se marrëdhëniet intime nuk duhen parë si tabu, por si një nevojë fiziologjike, biologjike dhe emocionale:

“Kjo është nevojë, jo luks. Unë këta njerëz që thonë ‘bravo për këtë’ nuk i has në jetën time, nuk kam lidhje fare. Janë njerëz që nuk kanë punuar me veten e vet, nuk janë edukuar, nuk kanë marrë një kulturë.”

Mesazhi për të rinjtë: “Edukohuni për seksin”

Vivien u ndal edhe tek mungesa e edukimit seksual tek të rinjtë, duke thënë se shpesh tabu të tilla kthehen në pengesë për një jetë të shëndetshme:

“Nëse nuk di, hap një libër e lexo. Tani i kemi të gjitha mundësitë për t’u edukuar. Pjesa seksuale është diçka që të ndikon në gjendjen shpirtërore, në shëndetin mendor dhe fizik. Nuk duhet neglizhuar.”

Përveç kësaj, gjatë intervistës, Vivien foli edhe për marrëdhëniet dhe raportet e saj me disa prej emrave më të njohur të showbiz-it shqiptar si Getinjo, Mozzik dhe Juliana Nura, duke premtuar se së shpejti do të zbulojë më shumë të pathëna rreth tyre. /GazetaExpress/