Viva Fresh Store, SHTËPI e prodhimeve VENDORE - Gazeta Express
string(44) "viva-fresh-store-shtepi-e-prodhimeve-vendore"

Viva Fresh Store, SHTËPI e prodhimeve VENDORE

Gazeta Express

14/02/2020 13:58

Edhe këtë vit, rrjeti i marketeve Viva Fresh Store, në tërë Kosovën, do të organizojë aktivitete EKSKLUZIVE, enkas për nder të Festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në bashkëpunim me Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), nga data 14 – 20 SHKURT 2020, organizojnë “Javën e prodhimeve vendore”, me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? 

Lexo Edhe:

Aktiviteti do të fillojë në marketin e Viva Fresh Store në Prishtinë – Veternik, më datë 14 shkurt, (E Premte), duke filluar nga ora 13:00.

Ky aktivitet do të shtrihet në gjithë rrjetin e marketeve të Viva Fresh Store në Kosovë, ku përgjatë këtyre ditëve festive, prodhuesit vendorë do të kenë mundësi që t’i ekspozojnë dhe promovojnë edhe më shumë prodhimet e tyre.

Viva Fresh Store është njëra ndër përkrahëset më të mëdhaja, e cila në marketet e saj ka me mijëra produkte të mbi 180 prodhuesve vendorë. Kjo kompani, jo vetëm gjatë festave, por edhe përgjatë gjithë vitit ka stimuluar dhe vazhdon t’i mbështesë prodhuesit vendorë, duke ju krijuar hapësirë të volitshme për shitje, jo vetëm në markete, por edhe në aktivitetet tjera reklamuese si; fletushka, reklama, rrjetet sociale etj. Vetëm gjatë vitit 2019, mbi 30 për qind e shitjeve në total në Viva Fresh Store, janë realizuar me produkte vendore.   

Përpos aktiviteteve të shumta, për këto ditë festive, janë përgatitur edhe OFERTA të shumta dhe ZBRITJE të mëdha, GJITHÇKA vendore, me çmime FESTIVE.

Kosovë, Urime Dita e Pavarësisë!