Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Qendrën tonë Logjistike delegacionin e lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) – një nga institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare që mbështet zhvillimin ekonomik dhe projektet investuese në rajon. Delegacioni ishte i përbërë nga Matteo Patrone – Zëvendës President; Matteo Colangeli – Drejtor për Ballkanin Perëndimor; dhe Sergiy Maslichenko – Udhëheqës i Zyrës së EBRD-së në Kosovë.
Gjatë vizitës u diskutua për projektet tona të radhës – projekte të mëdha dhe ambicioze që do të shënojnë një kapitull të ri për Viva Fresh në mbarë rajonin.
Ky bashkëpunim dhe besim i partnerëve ndërkombëtarë si EBRD përbëjnë një shtysë të fuqishme për të vazhduar me vizionin tonë për rritje, zhvillim dhe inovacion.
Viva Fresh po vazhdon zgjerimin e fuqishëm në rajon, duke u bërë një nga historitë më të suksesshme të zhvillimit dhe transformimit në sektorin e retail-it në Ballkan.
Viva Fresh Store
Kudo, jemi bashkë!