Thirrjes së Odës Ekonomike të Kosovës për organizim të përbashkët në dërgimin e ndihmave drejt Shqipërisë i është përgjigjur edhe rrejti i madh i supermarketeve “Viva Fresh Store”.
Bashkë me shumë kompani tjera në mënyrë të organizuar këto kompani kanë nisur ndihmat drejt banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Nga kjo kompani thonë se do të jenë afër banorëve atje përgjithmonë.
“SHQIPËRI, në këto ditë të vështira, jemi me JU, jo vetëm SOT, por GJITHMONË dhe PËRJETË!”, thuhet në njoftimin e “Viva Fresh Store”.
Gjithashtu, kanë shprehur ngushëllime për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në tragjedinë e ndodhur atje.
“Edhe një herë, pranoni ngushëllimet tona me të sinqerta, për të gjitha ato FAMILJE që humben më të DASHURIT e tyre, në këtë fatkeqësi natyrore”, përfundon njoftimi. /Express/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...