string(79) "viva-fresh-store-nenshkruan-me-berzh-marreveshje-financimi-prej-25-milione-euro"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 21:01

Viva Fresh Store nënshkruan me BERZH marrëveshje financimi prej 25 milionë euro

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 21:01

Kompania lidere në tregtinë me pakicë në Kosovë, Viva Fresh Store, ka nënshkruar marrëveshjen për një financim prej 25 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në kuadër të Takimit Vjetor dhe Forumit të Biznesit të BERZH 2025 që po mbahet në Londër.

Ky është financimi më i madh ndonjëherë nga BERZH për një kompani kosovare, duke e kthyer Viva Fresh në një shembull të fuqishëm të zhvillimit dhe suksesit të sektorit privat në vend.

Marrëveshja u nënshkrua nga:

Xhevdet Rexhepi, pronar i Viva Fresh,

Zsuzsanna Hargitai, Drejtoreshë Menaxhuese e Grupit të Financimit dhe Zhvillimit për NVM-të në BERZH,

Matteo Colangeli, Shef Rajonal i BERZH për Ballkanin Perëndimor, dhe

Andreea Moraru, Anëtare e Bordit të ENEF II (Fondi Evropian për Zhvillim të NVM-ve).

Ky partneritet strategjik është pjesë e Kornizës së Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, dhe shënon një hap të rëndësishëm jo vetëm për Viva Fresh, por edhe për rritjen dhe integrimin ekonomik të rajonit.

“Ky financim pasqyron besimin e institucioneve ndërkombëtare në Viva Fresh si një kompani lidere që ka transformuar tregtinë me pakicë në Kosovë – dhe që tani është gati të zgjerojë ndikimin e saj edhe në rajon,” thuhet në deklaratën e kompanisë.

Një pjesë e rëndësishme e këtij zgjerimi është blerja e rrjetit Spar Albania, një hap strategjik për të futur standarde moderne, qasje më të lehtë për konsumatorin dhe një fokus të shtuar në qëndrueshmëri në tregun shqiptar.

“Nga një rrugëtim i filluar në Kosovë – në një histori suksesi për gjithë rajonin,” përfundon deklarata, duke theksuar angazhimin e Viva Fresh për të ndërtuar një të ardhme më të fortë për komunitetet që i shërbejnë – me rrënjë të thella në Kosovë dhe vizion përtej kufijve.

Viva Fresh – Kudo jemi bashkë!