Ky fshat i BUKUR, në zemër të komunës së Rahovecit, i njohur për bollëkun e madh, për tokat e bekuara dhe për rrushin e ëmbël që e mbush këtë hapësirë me aromë vere dhe shije sheqeri, nga sot e tutje i është bashkangjitur edhe një bollëk tjetër profesional nga bota e biznesit – lideri i rrjetit të marketeve Viva Fresh.
Tashmë, rrugët e Xërxes do të bëhen edhe më të gjalla, edhe më të lëvizshme, e shërbimet ndaj tyre do të jenë edhe më të lehta, sepse gjithçka që u nevojitet do ta kenë pranë vetes, me çmimet më të lira dhe më të volitshme në vend.
Hapja e pikës së re të Viva Fresh Store, e ndërtuar dhe strukturuar me standardet më të larta ndërkombëtare, përpos që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social te banorët e fshatit Xërxe, do të sjellë edhe mundësi të reja në punësimin dhe zgjerimin e bizneseve të ndryshme rreth e përreth saj.
Viva Fresh, së bashku me bollëk, pranë familjes!