Vitin e kaluar në Kosovë janë kurorëzuar gati 18 mijë çifte - mosha mesatare 29.5 vjeç - Gazeta Express
string(84) "vitin-e-kaluar-ne-kosove-jane-kurorezuar-gati-18-mije-cifte-mosha-mesatare-29-5-vjec"

Vitin e kaluar në Kosovë janë kurorëzuar gati 18 mijë çifte – mosha mesatare 29.5 vjeç

Gazeta Express

01/08/2020 18:07

Në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 18757 fleta statistikore për kurorëzime. Këto të dhëna sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se në Kosovë në vitin 2019 janë kurorëzuar 17577 qifte-bashkëshortore.

Mosha mesatare e të martuarve sipas ASK-së ishte 29.5 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe.

Lexo Edhe:

Sipas grup-moshave, dominojnë kurorëzimet te femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 750 kurorëzime, ose 32.7%. Ndërsa, te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 663, ose 32.2%.

Numri më i madh i kurorëzimeve ishin në komunën e Prizrenit (1 646 kurorëzime), ose 8.8%; në komunën e Prishtinës (1 364 kurorëzime), ose 7.3%; në komunën e Ferizajt (1 123 kurorëzime), ose 6.0%, etj.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10 757, ose 61.2% dhe numri i meshkujve ishte 11 983, ose 68.2%. /Zëri