Sot në emisionin “Kosova Live” në T7 u diskutua një prej rasteve më shqetësuese mediatike, ai i Arianit Sllamnikut, i cili, sipas raportimeve në media, dyshohet se disa personave u ka shitur ilaçe të destinuara për kafshë, me pretendimin se me to fëmijët mund të shërohen nga autizmi.
Lidhur me këtë rast, gazetari i shëndetësisë Bujar Vitia, duke folur në studio, ka theksuar se kemi të bëjmë me një çështje jashtëzakonisht serioze dhe se, sipas vlerësimit të tij, rasti mund të përbëjë një formë eksperimenti klinik mbi njerëz.
Ai ka thënë se në vendet normale dhe të zhvilluara, produkte të tilla nuk përdoren kurrë drejtpërdrejt te njerëzit, por testohen fillimisht në kushte të kontrolluara duke nisur nga minjtë.
VIDEO: