Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur mirënjohje për infermierët dhe mamitë e Kosovës.
Vitia i ka cilësuar ata si mburojë të shëndetit të qytetarëve, puna e të cilëve tha se sot është para syve të gjithë vendit dhe botës, si kurrë më parë.
“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur respektin e thellë ndaj punës suaj të përditshme, punë të cilën tani më shumë së kurrë e kanë para syve të tyre e gjithë shoqëria në vend dhe botë. Ju jeni pa dyshim mburoja më e fortë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, sistemit tonë dhe e mbështetjes që ua jepni mjekëve dhe profesionistëve të tjerë”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...