Krahas përgatitjeve për materialet mësimore, po punohet edhe për rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor.
Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim se kanë nisur ndërhyrjet e nevojshme për të rritur sigurinë pranë shkollave që janë anës rrugës, me vijat e bardha, semaforë dhe mbikalime.
“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, paralelisht me përgatitjet e tjera të materialeve mësimore po bëhen edhe ndërhyrjet e nevojshme për rritjen e sigurisë rrugore, (vijat e bardha, semaforë, mbikalime etj.) pranë të gjitha shkollave që janë anës rrugës dhe ku fëmijët kalojnë çdo ditë për të ndjekur orët mësimore”, shkruan Rama.