25 shkolla të reja në Shqipëri do të hapin dyert të hënën, ditën që nis viti i ri shkollor.
Kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale, shkruan se përveç shkollave të reja, edhe në institucionet e tjera arsimore kanë përfunduar përgatitjet për pritjen e nxënësve.
Rama është ndalur tek shkolla “Musine Kokalari”, një prej 25 shkollave të reja e cila do të presë 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive.
Ndërsa shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, do të 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor.