Viti i ri shkollor për arsimin bazë dhe të mesëm në Shqipëri do të nisë më 8 shtator 2025 dhe do të përfundojë më 12 qershor 2026. Kalendar i vitit shkollor është planifikuar për të siguruar një mbarëvajtje të mësimit në të gjitha nivelet.
Për maturantët, mësimi do të mbyllet më herët, më 25 maj 2026, për të lënë vend përgatitjeve për provimet e Maturës Shtetërore, që do të zhvillohen nga 1 deri më 26 qershor. Po gjatë muajit qershor, nga 15 deri më 26, do të zhvillohen provimet përfundimtare të klasave të 9-ta.
Regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta do të mbyllen më 31 gusht 2025, ndërsa shpërndarja e librave falas do të bëhet përpara fillimit të vitit shkollor. Kryeministri Edi Rama theksoi se ky vit shkollor do të shënojë një periudhë të re ndryshimesh në arsimin shqiptar, me fokus në modernizimin dhe cilësinë e mësimdhënies, veçanërisht përmes përdorimit të teknologjisë.