Viti i ri shkollor fillon, ende nuk janë subvencionuar krejt pagesat për libra - Gazeta Express
string(77) "viti-i-ri-shkollor-fillon-ende-nuk-jane-subvencionuar-krejt-pagesat-per-libra"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 10:04

Viti i ri shkollor fillon, ende nuk janë subvencionuar krejt pagesat për libra

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 10:04

Sot në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të fillojë procesi mësimor 2025/2026. Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve.

Në një deklaratë për RTK-në, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bëtë të ditur se gjithçka është gati për një proces të mbarë mësimor.

“Si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor dhe raportimet nga komunat tregojnë se punët po ecin mirë”, tha ajo.

Ministrja Nagavci shtoi se tashmë janë kryer edhe pagesat e para për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Sa i përket furnizimit me tekste dhe mjete mësimore, janë mbi 180 mijë prindër apo kujdestarë të cilët kanë aplikuar. Deri tani është realizuar pagesa e mbi 70% të tyre, apo më shumë se 9 milionë euro”, tha ajo.